Në Ohër janë zbuluar 31 kilogram marihuanë

Nga ana e Repartit të Policisë Kriminalistike të MPB në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme Ohër, dje në Ohër është regjistruar një rast me tregti me drogë ku janë zbuluar 31.3 kilogram marihuanë, njofton Portalb.mk.

Aksioni është realizuar në afërsi të autokampit  “Andon Duhov” ku nga ana e policisë pas marrjes së urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në barakën e metalit me pronësi private në afërsi të kampit ku janë gjetur dy persona nga Ohri dhe janë zbuluar katër qese të najlonit me ngjyrë të zezë në të cilat ka pasur 16 paketime me marihuanë në masë të përgjithshme prej 31.3 kilogramë.

Të dy personat u privuan nga liria dhe nga kontrollimet e kryera është vërtetuar se për momentin ata janë mbajtur në dënim me burg në Strugë, ndërsa më parë kanë qenë të dënuar me 6-të vjet burg për vepra penale për shkak tregtisë me drogë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button