Bajram Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të themelojë një këshill të veçantë i cili do të merrej me organizimin e ceromonisë mortore të ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.
Këtë e ka propozuar kryeministri në detyrë i vendit, Isa Mustafa në një mbledhje të Qeverisë, propozim i cili u miratua unanimisht nga ministrat pjesëmarrës, raporton Lajmi.net.

Në këtë këshillë do të marrin pjesë: Hajredin Kuqi si zëvendëskryeministër, Arsim Bajrami ministër i arsimit, Haki Demolli ministër i FSK-së, Vlora Dumoshi ministre e Kulturës, një anëtarë i familjes Rexhepi, dhe një antër i komunës së Mitrovicës.

Ndryshe, Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes Rexhepi dhe të gjithë qyterarëve të Kosovës pas vdekjes së ish-kryeministrit.

“Bajram Rexhepi do të mbetet si kryeministri i parë i dalur nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, i cili ka kontribuar edhe në shtetndërtimin e vendit. Kosova ka humbur një njeri të devtoshëm”, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, Isa Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button