Daciq deklarohet për rastin me diplomatët serb në Maqedoni (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, deklaroi se shteti do t’i ndërmarrë të gjitha masat që t’i mbrojë interesat e tyre në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, Beogradi do ta shqyrtojë gatishmërinë dhe kapacitetin e personelit për kryerjen e punëve të tyre dhe obligimeve në kushtet aktuale në Maqedoni.

“Tanimë javën e ardhshme, pas takimit që do ta kemi këtu, ndërkaq do të kemi edhe takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një pjesë e personelit do të kthehet në Shkup, ndërkaq ambasadori do të kthehet më vonë, kur të mbarojmë me të gjitha konsultime në të cilat kemi qëllim që t’i  kryejmë këtu në Beograd”, deklaroi Daçiq.

Sipas tij, të punësuarit në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni janë tërhequr pasi “padyshim me dëshmi të qarta u konfirmua veprim i përforcuar ofensiv ndaj Republikës së Serbisë”, ku, siç thotë, “është i pranishëm edhe faktori i huaj.

LEXO: Serbia i tërheq në konsultim diplomatët e saj nga Maqedonia

LEXO: Bërnabiq për Ambasadën e Serbisë në Maqedoni: Nuk bëhet fjalë për punë të vogël

LEXO: Qeveria e Maqedonisë deklarohet për tërheqjen e diplomatëve serb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button