Kryeparlamentari Talat Xhaferi letër ngushëllimi për vdekjen e Bajram Rexhepit

“Me pikëllim të madh e pranova lajmin e hidhur për ndërrimin jetë të ish – kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Ndarja e hershme nga jeta e mjekut, politikanit, personalitetit të shquar i cili me përkushtimin e tij për demokracinë dhe lirinë la gjurma të pashlyeshme është një humbje e madhe dhe mungesa e tij do të ndjehet. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Prehu në paqe, i nderuar!”, thotë Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button