Prokuroria mbledh dëshmi për aksidentin afër Velesit

Prokuroria Themelore Publike në Veles sot kumtoi se punon në konfirmimin e arsyeve për aksidentin rrugor ku një autobus turistik me targa të Maqedonisë doli nga rruga dhe u përmbys. Në këtë rast, një grua e humbu jetën, ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.

Me urdhër të prokurorit publik, nga shoferi i autobusit është marrë mostër gjaku për analizë, ndërsa ka filluar edhe mbledhja e gjurmëve të gjetura në vendngjarje.

“Duke marrë parasysh në atë që mbrëmë kushtet kohore dhe dukshmëria në terren nuk lejonin që kjo tërësisht të përfundojë, lokacioni u sigurua gjatë natës, ndërsa sot në mëngjes vazhdoi mbledhja e materialeve nga brendia e autobusit dhe po kryhet kontroll i jashtëzakonshëm teknik”, thonë nga Prokuroria Publike në Veles.

Në aksidentin e mbrëmshëm rrugor humbi jetën një grua 68-vjeçare, ndërsa një fëmije nëntëvjeçar i është amputuar dora. Lëndime  më të rënda kanë marrë katër persona të cilët janë vendosur në KARIL Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë rreth orës 19 kur autobusi me targa  të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën Veles-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button