Mediat greke: Koxias me mëdyshje nëse do ta vizitojë Shkupin

Ministria greke e Punëve të Jashtme në mëdyshje nëse shefi i diplomacisë Nikoz Koxias duhet ta vizitojë Maqedoninë, pas “provokimeve ” të fundit të funksionarëve nga Maqedonia  me hartën e “Maqedonisë së Madhe”,  njofton portali grek “Njuz 24/7”

“Vendimi i ministrit të Punëve të Jashtme ta vizitojë Shkupin në fund të gushtit, siç premtoi në takimin  me kolegun e tij Nikolla Dimitrov në Athinë  po rishqyrtohet. Arsye është sulmi i fundit ndaj Greqisë në një eveniment në Toronto  në të cilin merrnin pjesë funksionarë qeveritarë nga Shkupi”, shkruan “Njuz 24/7″/

Athina zyrtare më 16 gusht  e akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se e ka shkelur marrëveshjen e përkohshme midis dy vendeve nga viti 1995, pasi që konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë Jovica Paleshevski  gjoja “në një eveniment zyrtar në Toronto ka folur pas një sfondi në të cilin  ka pasur simbole dhe harta irredentiste”.

“Qeveria e re e IJRM-së konfirmon se synon drejt një fillimi të ri në marrëdhëniet me Greqinë. Megjithatë edhe përkundër ndryshimit të qeverisë, siç duket irredentizmi edhe më tej është dominues  në ideologjinë shtetërore dhe në praktikën e përditshme politike  në vendin tonë fqinj. Mohimi i irredentizmit, respektimi i kufijve dhe zbatimi praktik i parimeve për fqinjësi të mirë janë kushtet e domosdoshme për realizimin e aspiratave euroatlantike  të IJRM-së”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.

Sipas “Njuz 24/7” MPJ-ja e Maqedonisë kërkoi konfirmim për qëllimin e Koxias që ta vizitojë vendin tonë më 31 gusht , por deri mbrëmë “nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button