Zhvillimi ekonomik, peng i politikës

Vonesa në krijimin e institucioneve rrezikon të ndikojë negativisht në treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit. Pas humbjes së kredisë 15-milionëshe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mungesa e Kuvendit dhe e Qeverisë, në pamundësi të kalimit të disa ndryshimeve ligjore, po i pengon edhe disa projekte të tjera me rëndësi për ekonominë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Moskonstituimi i legjislativit dhe i ekzekutivit ka bërë që deri më tani të mos ketë rishikim të buxhetit të vitit 2017. Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një prononcim të mëhershëm për gazetën, ka thënë se mungojnë mbi 112 milionë euro që ishin paraparë të rialokoheshin me rishikimin buxhetor të këtij viti.

Kjo gjë e vështirëson sigurimin e mjeteve për disa projekteve, siç është ajo me Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, për të cilën fondet janë paraparë të merren nga AKP-ja, mirëpo për shkak se nevojitet ndryshim i Ligjit për AKP-në kjo gjë nuk ka qenë e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button