SHBA dhe Koreja Jugore i filluan ushtrimet ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake vjetore në periudhën e tensioneve me Korenë Veriore, njofton REL.

Manovrat e përbashkëta kanë filluar sot herët në mëngjes dhe do të zgjasin deri më 31 të këtij muaji. Në ushtrime përfshihen edhe simulime kompjuterike të parapara për përgatitjen e luftës eventuale kundër Koresë Veriore, që mund të ketë armatim atomik.

Gazeta zyrtare e Koresë Veriore, Rodong Sinmun, dje i ka kritikuar ashpër këto ushtrime, duke i cilësuar si “shprehje e armiqësisë” dhe ka paralajmëruar se mund të shkaktojnë “një fazë të luftës atomike të pakontrolluar”.

Në ushtrime marrin pjesë afro 17,500 ushtarë amerikanë dhe 50 mijë pjesëtarë të armatës së Koresë Jugore. Në ushtrime përfshihen edhe 3,500 ushtarë nga Australia, Britania, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Holanda dhe Zelanda e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button