Siri: Raportohet për të vrarë nga një sulm me raketë

Nga një sulm me raketë afër një panairi të tregtisë në kryeqytetin Damask në Siri, janë vrarë së paku gjashtë vetë, transmeton REL.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar mbrëmë se gjashtë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur raketa shpërtheu në hyrje të Panairit ndërkombëtar të tregtisë.

Mediat siriane e kanë konfirmuar këtë eksplodim, por zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me viktima.

Ky panair i tregtisë, që ka filluar para 10 ditësh, dikur ishte ngjarje vjetore në Damask, por nuk është mbajtur prej vitit 2011, kur shpërtheu konflikti ndërmjet qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad, dhe kryengritësve.

Pritej që në këtë panari do të merrin pjesë përfaqësuesit e 45 vendeve, ndërsa qeveria e ka paraqitur këtë zhvillim si shenjë se Siria po stabilizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button