Hapja e Shkollës së 8-të për liderë të rinj

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Shkollës për liderë të rinj, që me nismën e tij për të tetën herë me radhë do të mbahet në Ohër, prej datës 21 deri më 31 gusht.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në hapjen solemne janë paraparë edhe fjalime të dr. Stefan Vodeniçarov, ish kryetar i Akdemisë së Shkencave Bullgare, të dr. Sani Shener, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i “TAV Aeroporte”, të Shtefan Peter, kryetar i Këshillit Drejtues të “EVN Maqedoni”, të dr. David Pan, dekan i Kolexhit Shvarcman pranë Universitetit Çingua, të ambasadorit dr. Georg fon Habsburg, si dhe të dr. Zoran Ilievski, profesor në Fakultetin Juridik “Justijani i Parë pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.

Në shkollën e sivjetme do të marrin pjesë gjithsej 22 ligjërues të renomuar nga institucione arsimore dhe profesionale nga Republika e Maqedonisë, Bashkimi Evropian, SHBA dhe Kina, të cilët do t’i bartin njohuritë, përvojat dhe pikëpamjet e tyre për lidership të gjithsej 40 pjesëmarrësve.

Në mesin e ligjëruesve të Shkollës së tetë me radhë për liderë të rinj janë edhe ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, profesori i Shkollës Varton pranë Universitetit në Pensilvani, dr. Gjorgjia Petkoski, profesor në Universitetin në Cyrih, dr. Marko Shtenbergen, si dhe njëri ndër ekspertët udhëheqës për biznes menaxhment dhe lidership, Dekvis Goldsmit.

Ligjërata në shkollë do të mbajnë edhe liderë të tjerë të theksuar të kompanive të suksesshme dhe përfaqësues të institucioneve të etabluara nga Maqedonia, Norvegjia, Austria dhe vende të tjera.

Shkolla për liderë të rinj është nismë personale e presidentit Ivanov. Nga viti 2010 e deri më tani në vazhdimësi janë organizuar shtatë trajnime intesive për lidership. Ideja e presidentit Ivanov është që t’u mundësohet të rinjve të talentuar dhe njerëzve ambiciozë nga Maqedonia t’i përforcojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, ta zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe aftësitë menaxhuese.

Gjatë shtatë viteve të kaluara në shkollë kanë marrë pjesë 280 persona të rinj dhe mbi 160 ligjërues të renomuar, në mesin e të cilëve edhe ish sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki mun, ish presidentët e Çekisë dhe të Lituanisë, Vaclav Klaus dhe Vaira Vike – Freiberga, ish presidentit e Serbisë dhe Bullgarisë dhe Shqipërisë, Boris Tadiq, Georgi Përvanov, Petar Stojanov dhe Bamir Topi, ish nënkryetarët e Komisionit Evropian dhe ish ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Franko Fratini, kryetarët e Akademisë Botërore dhe Evropiane të Shkencave dhe Arteve Ivo Shlaus dhe Feliks Ungerm si dhe një numër i madh i ambasadorëve, funksionarëve nga Bashkimi Evopian, drejtorë të institucioneve ndërkombëtare dhe kompanive të suksesshme të biznesit dhe profesorë nga universitetet e renomuara botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button