Rusi: U arrestua një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT

Policia në Shën Petersburg të Rusisë, që është qyteti i dytë më i madh në këtë vend pas kryeqytetit Moskë, thotë se e ka arrestuar një të dyshuar për sulm kundër aktivistëve LGBT dhe gazetarëve, pasi një ligjvënës lokal u ka bërë presion autoriteteve që të zhvillojnë hetime për këtë incident, transmeton REL.

Dega për Shën Petersburg e Ministrisë së brendshme të Rusisë ka njoftuar sot se një i dyshuar 19 vjeçar, është arrestuar lidhur me sulmin më 12 të këtij muaji.

Ky i dyshuar është arrestuar para dy ditësh.

Gjatë sulmi ishin lënduar afro 15 aktivistë LGBT dhe gazetarë.

Sipas gazetarëve dhe ligjvënësve, policët qëndronin afër kur ndodhi incidenti, por nuk kanë provuar t’i ndalnin sulmuesit.

Disa gazetarë i kanë filluar hetimet e tyre dhe kanë publikuar fotografi nga ky incident në rrjetin Facebook.

Ligjvënësit kanë kërkuar edhe hetime se për çfarë arsye oficerët e policisë nuk kanë intervenuar gjatë sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button