Nesër fillon pastrimi i deponisë së Tetovës

Pas djegjes së deponisë në Tetovë e cila shkaktoi tym të zi helmues për shëndetin e njeriut, nga Komuna paralajmërojnë se nesër do të fillojnë me pastrimin e deponisë, njofton Portalb.mk.

“Pas mbarimit të procedurave dhe përzgjedhjes së kompanisë e cila do të kryejë punët rreth pastrimit të deponisë në Tetovë, ashtu si edhe u paralajmërua nesër fillon pastrimi i deponisë në hyrje të qytet. Sipas informatave jozyrtare  bëhet fjalë për 30.000 deri 40.000 m3 mbeturina komunale dhe inerte të cilat do të transportohen në deponitë rajonale. Vetë procesi i pastrimit pritet të zgjasë 2 deri 3 javë, ku më pas do të bëhet edhe shtrimi i truallit të mirë dhe gjelbërimi i kësaj sipërfaqeje e cila për më shumë se 15 vite luan rolin e një pike të pastandardizuar për ngarkim-shkarkimin  e mbetjeve komunale në komunën e Tetovës. Vlen të theksohet se ky pastrim përfundimtar i kësaj pike, ndodh pasi Qeveria e RM-së, me kërkesë të Komunës së Tetovës ndau 12.000.000 denarë mjete buxhetore, për dislokomin e kësaj deponie e cila tash 15 vite po ngulfat tetovarët!”, thuhet në kumtesë.

LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene

LEXO:“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë (FOTO)
LEXO: “Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës
LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene
LEXO: Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë, ja çfarë thonë nga Prokuroria
LEXO: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit
LEXO: Rashkovski: Dikush ka interes nga shkaktimi i zjarrit në deponinë e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button