Kështu mund të pastroni rrugët e frymëmarrjes

Kemi të bëjmë me një recetë të vjetër, me shekuj, e cila është e dobishme për shërimin e rrugëve të frymëmarrjes, sidomos për largimin e kollitjes, përcjell Lajmi.net.
Përbërësit:

Rreth 20 sytha të rinj, që dalin në pishë gjatë pranverës, në majë të degëve; – 1 limon më i madh, i grirë në rriska të holla; – Mjaltë – rreth gjysmë kilogrami.

Përgatitja:
Përbërësit e përmendur i rendisim në kavanoz, duke filluar nga sythat e pishës, e mbi të limonin dhe mjaltin dhe, kështu me radhë, derisa të mbushet tërë kavanozi.

E mbyllim kavanozin mirë dhe e lëmë në një vend të ndritshëm dhe të ngrohtë, më së miri në dritare, që të qëndrojë 40 ditë.

Herë pas here e rrotullojmë kavanozin, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë. Pas 40 ditësh e kullojmë pjesën e lëngshme, hedhim mbetjet e pishës dhe limonit dhe mjaltin e përfituar e ruajmë në frigorifer.

Përdoret sipas nevojës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button