A e dini përse shërben secili lloj i qepës?

Thuhet sa më djegës qepa ka aromë dhe shije më të fortë dhe më shumë vlera.
Kuercetina është polifenol nga familja e flavonoideve. Qepa e kuqe ose e verdhë është burimi më i mirë për këtë nutrient, transmeton Lajmi.net.

Mes tjerash, kuercetina gjendet edhe në verë të kuqe, mollë, agrume, vaj ulliri dhe boronica. Kjo substancë ndërlidhet me uljen e rrezikut nga të gjitha llojet e kancerit.

Po ashtu, qepët janë ilaç për artrit dhe sëmundjet e tjera të shkaktuara si pasojë e inflamacioneve.

Kuercetina përmirëson dhe shëndetin e prostatës te meshkujt, prandaj edhe cilësohet si armë e fortë kundër kancerit të prostatës. Po ashtu, kjo substancë është treguar si antihistamin natyral, pra pakëson reaksionet alergjike.

Studimet e fundit dëshmojnë se kuercetina mund të ndihmojë në ruajtjen e sasisë së kolesterolit të mirë, derisa ul nivelin e kolesterolit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP