Aksident i rëndë rrugor, një autobus me targa greke ka dalë nga autostrada Shkup-Veles (FOTO)

Një autobus me targa të regjistrimit grek sot doli nga rruga pas vend pagesës në Veles, deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.mk.

Policia dhe veturat e ndihmës së shpejtë janë në vendngjarje të aksidentit dhe po i nxjerrin udhëtarët e lënduar numri i të cilëve ka arritur mbi 20 ku në Spitalin e Kirurgjisë “Sv. Naum Ohridski” janë pranuar gjashtë persona, ndërsa në spitalin e Velesit tetë persona.

Komunikacioni në këtë pjesë të rrugës është bllokuar, ndërsa qytetarët njoftojnë se kolona e automjeteve është shumë e gjatë prej në Veles deri në vendpagesë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button