“5 në 12” sërish me tenda para institucioneve shtetërore

Politikanët i harruan personat me nevoja të posaçme. Ndonëse tendat e iniciativës, “pesë në dymbëdhjetë” për të pestin muaj janë vendosur në parkun përballë kuvendit, deputetët të cilët thuajse çdo ditë kalojnë aty nuk bëjnë asgjë për zgjidhjen e problemit të tyre, njofton Alsat-m. Prindërit e fëmijëve me sindromën Daun janë të revoltuar pasi siç thonë, edhe pushteti i kaluar edhe i riu i trajtojnë sikur të jenë të padukshëm, edhe pse të gjitha ministritë kompetente janë njoftuar me kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë ligjet që i trajtojnë këto probleme të mos miratohen me procedurë të përshpejtuar dhe pa përfshirjen e tyre. Ankohen se ka mungesë të medikamenteve dhe se nuk janë plotësuar kushtet për fillimin e viti të ri shkollor për këta fëmijë.

Nga iniciativa “Pesë më dymbëdhjetë” gjithashtu kërkojnë urgjentisht të miratohet strategji për atë se çfarë do të ndërmarrë shteti për t’u kujdesur për personat me nevoja të posaçme që kanë prindër të moshuar.

Përndryshe, iniciativa “5 në 12” disa herë radhazi ka protestuar, mirëpo duke marrë premtime ajo largonte tendat para Kuvendit të Maqedonisë. As sot e kësaj dite nuk ka zgjidhje për fëmijët, prindërit e të cilëve janë pjesë e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button