Trump thotë se janë marrë “shumë vendime” për Afganistanin

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se janë marrë “shumë vendime” gjatë takimit të tij me këshilltarët për siguri kombëtare, përfshirë vendime për luftën 16 vjeçare në Afganistan.

Zoti Trump dje në rrjetin Twitter ka shkruar se “janë marrë shumë vendime, përfshirë Afganistanin”, njofton REL.

Por, mbetet e paqartë se çfarë vendimesh janë marrë dhe kur ato do të shpallen.

Pas takimit të pardjeshëm në Kemp Dejvid, Shtëpia e Bardhë pat njoftuar se presidenti Trump nuk ka marrë vendim për dërgimin e më tepër trupave në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button