Tufekxhiq: Së shpejti zhbllokim të procesit për kalimin e provimit për lektor

Në procedurë kuvendore janë futur propozim ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedone të cilat parashikojnë zhbllokim të procesit për kalimin e provimit për lektor, informoi deputetja e LSDM-së Ivana Tufekxhiq në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Për shkak të arbitraritetit të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me ndryshimet ligjore, Republika e Maqedonisë nga viti 2013 deri sot nuk ka dhënë licensa për lektor, që parashihet dëm i madh ndaj mbrojtjes dhe avansimit të gjuhës standarde maqedone të literaturës dhe shkrimin e saj qirilik”, tha Tufekxhiq.

Këtë gabim, tha ajo, me këto propozim ndryshime sot e përmirësojmë dhe për atë e zhbllokojmë procesin për kalimin e provimit për lektor.

“Për më tepër ky është hapi i parë i mbrojtjes dhe avansimit të gjuhës maqedone dhe shkrimit të saj qirilik, me të cilën potencoj, është një nga përkushtimet themelore të Qeverisë dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate, tha Tufekxhiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button