Lëndohen tre persona në zjarrin që kaploi një banesë në Shkup

Tre persona janë lënduar në zjarrin në një banesë në Shkup, e cila është djegur tërësisht, ndërsa zjarri është përhapur edhe në dy banesa fqinje.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarri ka shpërthyer mbrëmë, rreth orës një pas mesnate, në banesë në ndërtesën në rrugën “Sava Kovaçeviq” pronë e M.S. (73), e cila në atë moment ka qenë vet. Nga zjarri, kanë plasur gypat e ngrohjes qendrore, me ç’rast janë dëmtuar edhe dy banesat në fqinjësi.

Po ashtu nga zjarri janë lënduar edhe dy persona, banorë në ndërtesën e njëjtë, të cilët me automjete të Ndihmës urgjente mjekësore janë dërguar në spitalin “8 Shtatori”.

Zjarri është shuar nga ekipe të Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button