Muguruza-Halep në finalen e Sinsinatit, rumunia kërkon kreun e renditjes

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza dhe ajo rumune Simona Halep do të luajnë në finalen e turneut Masters Të Sinsinatit, turne që i paraprin grand slemit të US Open, që nis më 28 gusht. Dy finalistet fituan sot në ndeshjet gjysmëfinale, duke prerë nga një biletë për në finalen e një prej turneve më të rëndësishëm në fushat me çement. Në gjysmëfinale, Muguruza arriti një fitore të rëndësishme ndaj numrit 1 në botë, çekes Karolina Pliskova, duke fituar 2-0 (6-2, 6-4). Një ndeshje e komanduar nga Muguruza, që pas triumfit në Wimbledon dy muaj më parë kërkon një tjetër fitore, njofton Telesport.

Por përballë spanjolles do të jetë numri 2 në botë, Simona Halep, që në rast se fiton do të jetë ditën e hënë numri 1 në botë. Ndaj për Halep një tjetër shans për të mos u humbur, ndërkohë që sot, në gjysmëfinale, ajo mposhti pa shumë probleme tenisten amerikane Sloane Stephens me shifrat 2-0 (6-2, 6-1). Tenistja vendase nuk pati asnjë shans për të fituar, në një ndeshje që zgjati vetëm 54 minuta. Një finale mes Muguruzës dhe Halep është mbyllja më e bukur e turneut për femra në Sinsinati, pasi do të luajnë dy nga tenistet më të mira momentalisht në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button