Prej sonte ulje të mëdha të temperaturave

Ndryshim të motit me erë të përforcuar, rënie të temperaturave, të reshura lokale të shiut dhe bubullima, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Sot moti do të jetë i ngrohtë dhe në pjesën më të madhe të ditës me diell me vranësira të vogla. Pasdite dhe nga veriperëndimi vranësirat do të rriten, ndërsa nga orët e mbrëmjes, posaçërisht në këto pjesë do të ketë të reshura të përkohshme lokal dhe bubullima.

Ndryshim më të konsiderueshëm të motit pritet të hënën kur do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe freskët me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Në pjesët perëndimore të vendit në disa vende janë të mundshme reshje më intensive. Do të fryjë erë e forcuar veriore, veçanërisht pasdite që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme e temperaturës së ditës për rreth 10 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button