Osmani në takim me Bertolinin: Përgatisim plan të gjerë për reforma në Sistemin IPA

Absorbimi i IPA fondeve në Maqedoni dukshëm mund të përmirësohet, theksuan në takimin e sotëm zëvemdëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe udhëheqësi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane i Qeverisë së Maqedonisë.

Osmani informoi Bertolinin për progresin në realizimin e sfidave të projekteve infrastrukturore dhe projekte tjera.

Bashkëbiseduesit u dakorduan t’ju përkushtohen veçmas projekteve urgjente, dhe përmes shkëmbimit të rregullt të të dhënave të bëjnë përpjekje maksimale për realizimin e këtyre projekteve në afatet e parapara.

Osmani paraqiti edhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet si IPA koordinator, por të cilat paraqesin faktor vendimtar për fuqinë apsorbuse në shfrytëzimin e mjeteve IPA.

“Realizova takime pune me ministritë tjera, kryetar të komunave dhe përfaqësues tjerë të institucioneve, me qëllim që në mënyrë të drejtë për drejtë të informohem për sfidat dhe pengesat në realizimin e projekteve të financuara nga IPA”, theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri e informoi Bertolinin, se për adresim të sfidave, përgatit përgatit plan të gjerë e cila do të shpërndahet sipas urgjencës së masave, dhe me të cilën parashihet revizion dhe avancim i punës së IPA strukturës, me qëllim që të rritet shfrytëzimi i mjeteve IPA. Për këta reforma, osmani pret mbështetje si nga delegacioni i BE-së ne Shkup, ashtu edhe nga institucionet përgjegjës për IPA në kuadër të Bashkimit Evropian.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që së bashku t’i adresojnë sfidat lidhur shmangien e pengesave në realizimin e projekteve, për të cilat u dakorduan edhe për mbajtjen e takimeve të rregullta të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button