Haliti: Veseli të enjten zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se më së 24 gusht për kryetar të Kuvendit do të zgjedhet lideri i partisë, Kadri Veseli.

“Ne e kemi propozu Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Ne nuk kemi kandidat tjetër dhe nuk ka ndonjë vendim tjetër. I kemi votat e mjaftueshme dhe askush nuk ka nevojë të shkojë me alternativa”, tha ai për Lajmi.net.

Deputeti i Vetvendosjes Albin Kurti dërgoi letër deri te opinioni, ku deputetëve të kësaj partie dhe koalicionit të tubuar rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës u bëri thirrje që në seanc[n e caktuar për të enjten të propozojnë kandidat të tyre për kryetar të Kuvendit.

“Deklaratën e Albin Kurtit nuk e kam lexu, nuk di kush çka bën aty”, deklaroi Haliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button