KSHZ filloi përgatitjet për zgjedhje lokale

Në lidhje me zgjedhjet lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen me 15 tetor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë mbledhje ku do të shqyrtohen të dhënat dhe përfundimet për përgatitjet e 15-tetorit, njofton Portalb.mk.

Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe raporti për vlerësim të listës zgjedhore për rivënie në shfrytëzim edhe në zgjedhjet e 15 tetorit, kurse do të shqyrtohet edhe propozim-thirrja publike për të gjithë qytetarët për kryerje të vëzhgimit të listës zgjedhore.

Në rend dite është edhe vendimi për hapjen e zyrave të KSHZ-së në objektet e komunave ku do të zbatohet mbikëqyrje dhe mbledhje të nënshkrimeve për përkrahje të listës së kandidatëve si dhe vendimi për shpagim të shpenzimeve të të punësuarve të cilët udhëzohen të vëzhgojnë dhe mbledhin nënshkrime për kandidatët e propozuar nga grupe zgjedhore.

Anëtarët e KSHZ do të shqyrtojnë edhe propozim-udhëzimin për zbatim të kontrollit publik të listës zgjedhore dhe për mbledhje të nënshkrimeve për listën e kandidatëve të pavarur.

Paraprakish, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i është drejtuar të gjitha komunave që të sigurojnë hapësira përkatëse dhe kushte teknike për punë të komisioneve zgjedhore komunale për shkak të organizimit dhe zbatimit të pandërprerë të Zgjedhjeve lokale të 15 tetorit të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button