Rugova flet për bisedimet mes LDK-së dhe VV-së

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, duke folur për koalicionin e mundshëm midis LDK-së dhe Vetëvendosjes, thotë se këto dy parti kanë dallime të mëdha politike, ideologjike, programore, konceptuale.

“Thënë të drejtën ka pas takime të grupeve të caktuara, qoftë politike qoftë në nivel të ekspertëve me Vetëvendosjen por duhet të jemi të sinqertë: Jemi larg me Vetëvendosjen. Ka diskrepanca të mëdha, ideologjike, politike, programore, konceptuale dhe ditëve të fundit nuk kam informacione që dikush nga LDK-ja, por edhe grupi parlamentar i LDK-së, ka pasur takime zyrtare me VV-në për mundësinë e ndërtimit të institucioneve të vendit”, tha Rugova për televizionin 21.

Ai shtoi se asnjë deputetë i LDK-së nuk do ta votoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, por as Ramush Haradinaj për kryeministër. Ndërsa, shprehet se Teuta Rugova e ka të drejtën e vet kushtetuese për të votuar sipas vullnetit të saj, por beson se edhe vota e saj do të jetë kundër Veselit dhe Haradinajt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button