LR PDSH: T’u jepet fund deponive të egra, përgjegjësit e ndotjes së ajrit para drejtësisë!

“Djegia e sotme e deponisë së egër në qytetin e Tetovës, më të drejt ngriti shqetësimin dhe alarmi e qytetarëve të brengosur të Tetovës. Thellë të shqetësuar nga kjo “bombë” helmuese, kërkojmë përgjegjësi nga Krerët Komunal të Tetovës, që për një kohë të gjatë nuk po e gjejnë zgjidhjen e kësaj deponie, që po shndërrohet në katastrofë ekologjike”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.

Ata kërkojnë përgjegjësi, edhe nga organet e rendit që të zbulojnë edhe “piromanët” që mund ta kenë shkaktuar me ose pa qëllim këtë djegie që sot nxiu qiellin e Tetovës.

“Njëkohësisht kërkojmë përgjegjësi edhe nga Ministria e Ekologjisë dhe qeveria e RM, që t’ju japë fund problemeve me deponitë e egra që fatkeqësisht janë prezentë në Komuna relativisht të banuara me shumicë shqiptare”, thonë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button