Zjarri në deponinë e Tetovës, “Eco Guerilla” kërkon dënimin e personave përgjegjës

​Lëvizja Eco Guerilla përmes një komunikate për media sot ka reaguar ashpër ndaj zjarrit masiv që ka kapluar deponinë e egër në hyrje të Tetovës, duke kërkuar urgjentisht nga institucionet që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës lidhur me rastin.

“Ky është kulmi i vrasjes së ngadalshme të gjeneratave të ardhshme që zgjat me vite dhe assesi të përfundojë. Kërkojmë urgjentisht nga institucionet kompetente që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës të cilët përmes veprimeve të tyre kriminale e rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, thuhet në reagim.

Ndryshe një zjarr i madh ka shpërthyer sot në orët e mesditës në deponinë e egër në hyrje të Tetovës.

Flakët e zjarrit sipas zjarrfikësve janë ndezur që në orët e mëngjesit, por me intervenimin e tyre ata janë shuar, megjithatë, rreth orës 13, zjarri shpërtheu sërish, por kësaj radhe me përmasa shumë më të mëdha.

Në pamundësi që vetë zjarrfikësit e Tetovës të merren me shuarjen e zjarrit, në ndihmë janë kyçur edhe zjarrfikësit nga Gostivari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button