Rusi: IS e mori përgjegjësinë për sulmin në qytetin e Siberisë

Së paku shtatë vetë janë plagosur nga një sulmues me thikë në qytetin Surgut në Siberi të Rusisë, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia, kanë thënë sot hetuesit rusë, transmeton REL.

Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se sulmuesi ishte njëri prej militantëve të vet, ka raportuar faqja në Internet e agjencisë së lajmeve, Amaq, që është e lidhur me IS-in.

Më herët ishte thënë se numri i të plagosurve ishte tetë.

Agjencia e lajmeve, Interfax, e ka cituar Ministrinë e brendshme rajonale, që ka thënë se autoritetet nuk konsiderojnë se terrorizmi ishte motiv për këtë sulm.

Sulmuesi është identifikuar si banor lokal i lindur në vitin 1994. Autoritetet thanë se po shqyrtohet çështja për “çrregullime të tij të mundshme psikiatrike”.

Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët rajonalë.

Qyteti Surgut është qendër e industrisë së naftës në Siberi. I ka afro 300 mijë banorë dhe gjendet 2,100 kilometra në verilindje të Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button