Policia: Është shkatërruar celula terroriste nga Barcelona

Spanja do të mbajë shkallë e rrezikshmërisë nga sulmet terroristë në nivelin e katërt, ka thënë ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Huan Ingacio Soido.
 Shefi i policisë ka vlerësuar se nuk ka rrezik nga sulme të reja, pas dy sulmeve në Barcelonë dhe Kambril.

Policia, ka thënë Soido, ka shkatërruar “celulën terroriste nga Barcelona”, transmeton Lajmi.net.

Në sulmin në qendrën historike të Barcelonës të enjten pasdite mbeten të vrarë 13 persona dhe më shumë se 100 u lënduan kur një furgon hyri në zonën e këmbësorëve dhe i shkeli ata.

Përgjegjësinë për sulm e mori ISIS-it.

Disa orë më pas, një person u vra kurse gjashtë u lënduan në sulmin e veturës në shëtitoren e qytetit bregdetar Kambrils, 120 kilometra në jug të Barcelonës. Policia i vrau 5 terroristët e këtij sulmi. /Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button