Gjendet i vdekur në Shkup një banor i Probishtipit

Trupi i një personi 78-vjecar pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Shkup në rrugën “Anton Panov”.

Siç ka njoftuar policia, i ndjeri S.J nga Probishtipi, është gjetur nga nipi i tij. Ai në fyt ka qenë i prerë, ndërsa në afërsi të trupit të tij janë gjetur gjurmë të gjakut dhe thikës.

Hetim në vendngjarje kanë kryer ekip i SPB Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button