Komuna e Çairit i rrit aktivitetet përpara zgjedhjeve lokale

Ashtu edhe siç pritej Komuna e Çairit, përpara zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 15 tetor, ka rritur aktivitetet e saja në rregullimin e disa rrugëve të lagjeve të kësaj komune, duke anashkaluar problemet kryesore, si dhe duke plotësuar pjesërisht kërkesat e banorëve të cilat vazhdonin të kërkoheshin vite me radhë, shkruan Portalb.mk.

Redaksia jonë shpesh herë alarmoi çështjen e shenjave të komunikacionit të cilat dukshëm mungojnë në këtë komunë, veçanërisht në rrugën ‘Ferid Murati’ e cila shtrihet nga rruga kryesore Xhon Kenedi e deri te Supermarketi Princ.

Banorët për vite me radhë ankoheshin se në këtë rrugë mjaft të frekuentuar nuk ka vija të bardha për të kaluar këmbësorët si dhe kërkonin polic të shtrirë me qëllim uljen e shpejtësisë të vozitësve të cilët shpesh herë ndodh që të bëjnë gara në këtë lagje, mirëpo për vite me radhë kërkesa e tyre haste në vesh të shurdhër në komunë.

Portalb atë kohë kontaktoi komunën dhe nga aty u premtua që do të zgjidhet kjo çështje mirëpo problemi vazhdoji të jetë endë prezent. Tani pak muaj para zgjedhjeve lokale, komuna e Çairit vendosi që të vizatojë vijat e bardha për këmbësorët por jo edhe policët e shtrirë si masë kundër shpejtësisë së makinave.

Banorët të dëshpëruar thonë se është mjerim të pritet ndonjë send çdo katër vite, përderisa kjo mund të bëhej shumë kohë më parë.

Çair

“Sa është e vështirë të vizatohen vija të bardha për këmbësorët? Sa është e vështirë të vendosen polic të shtrirë dhe të mënjanohen ndeshjet dhe aksidentet që janë të shumta në këtë rrugë? Nuk janë gjëra që kushtojmë me miliona euro, nuk janë investime, janë detyrë që duhet ta bëjë komuna, për këtë paguajmë taksa, jo për të pasuruar politikanët”, tha Tahir R., banor.

“Kësaj radhe kot e kanë. E panë se sa dështuan në zgjedhjet parlamentare, tani mundohen të bëjnë rregullime, sepse këto investime nuk janë. Ne nuk hamë bari. Kërkojmë kushte siç i kanë ata matanë urës, edhe ne paguajmë tatime njejtë si ata. Pse të ne komuna është aq pasive? Kjo duhet të dënohet”, tha Urim R., banor.

“Paramendoni, për disa vija për kalimtarët duhet të pritet tre apo katër vite, e sa mund të pritet për ndonjë investim madhor? Tërë jetën. Çfarë ka bë komuna në interes të popullit? Ka shkatërruar parqe, ndërtimet e egra vlojnë? Nuk e di se ­çka bëjnë ata në komunë, punojnë apo pinë kafe tërë ditën dhe tallen me ne që u besojmë dhe i votojmë”, tha Arjeta R., banore.

Ndërkaq që nga viti 2015 banorët e kësaj komunë i drejtohen redaksisë Portalb për problemet e shumta që kanë lidhur me komunikacionin kaotik në këtë komunë. Sa nga kërkesat e tyre do të plotësohen tani në fushatën parazgjedhore, pritet të shihet së shpejti.

LEXO MË SHUMË:

Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët
Çair, vazhdon kaosi në komunikacion
Komuna Çair nuk mban premtimin, nuk vizatohen vijat e bardha për këmbësorët
Çair, banorët shprehen të revoltuar për kaosin e madh në trafik
Çair, rruga që u bë gaz i botës do të rregullohet
Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’
Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani
Lagjet e Çairit të stërngarkuara, banorët në rrezik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button