Trump shkarkon shefin politik Steve Bannon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka shkarkuar, Steve Bannon, nga pozita e shefit politik.

“Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe Steve Bannon, janë pajtuar bashkërisht që sot të jetë dita e fundit e Steve në pozitë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Ne jemi të lumtur për shërbimin e tij dhe i urojmë më të mirën”, ka shtuar tutje ajo.

Një burim i familjarizuar me vendimin, ka thënë se vendimi ka qenë duke u shqyrtuar për një kohë, duke i dhënë mundësi Bannon qëtë largohet vet.

“Presidenti e ka marrë këtë vendim gjatë javëve të kaluara”, ka shtuar burimi.

Bannon e ka dëmtuar qëndrimin e tij, duke dhënë një intervistë për revistën American Prospect, gjatë kësaj jave, në të cilën është dukur se ai e ka nënvlerësuar pozicionin e Trumpit, përballë Koresë Veriore.

Ai ka thënë se shqyrtimi i një aksioni ushtarak nuk është opsion real i Shteteve të Bashkuara në Kore.

“Derisa dikush të zgjedhë pjesën e ekuacionit, e cila më tregon se 10 milionë persona në Seul, nuk vdesin në 30 minutat e parë nga armët konvencionale, nuk e di se për çka jeni duke diskutuar, nuk ka zgjidhje ushtarake këtu”, i ka thënë Bannon, revistës, American Prospect.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button