“Fiç” e rriti rejtingun kreditor të Greqisë për një shkallë

Agjencia ndërkombtare për rejting “Fiç” (Fitch) e ka rritur rejtingun kreditor të Greqisë për një shkallë, nga CCC na B-, transmetuan mediumet amerikane.

Edhe krahas rritjes së rejtingut kreditor, obligacionet greke mbeten mjaftë nën nivelin investues.

Perspektivat për ekonominë greke vlerësohen si pozitive dhe pritet që marrëveshjet me kreditorët ndërkombëtarë të përfundojnë “pa u krijuar destabilizim”.

“Fiç” shton se vendet e tjera nga eurozona me siguri vitin e ardhshëm Greqisë do t’i mundësojnë lehtësim të konsiderushëm të borxhit. Kjo do ta stimulojë tregun dhe vendit do t’i ndihmojë të sigurojë financim të drejtpërdrejtë përmes emetimit të obligacioneve, pasi në fund të këtij viti të përfundojë programi i shpëtimit.

Situata politike në Greqi është e stabilizuar dhe ka rrezik “të kufizuar” që qeveria e ardhshme ta kthejë kursin e kursimit dhe reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button