Mustafa: LDK nuk do të koalicionojë me ata që nuk zgjedhin mjete që të jenë pjesë e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, tha se Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës jo shumicë.

Mustafa, përmes një postimi në Fejsbuk, ka thënë se “nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin”.

“Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin. Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë. LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën”, ka shkruar Mustafa.

Paraprakisht, partneri i ti i koalicionit në zgjedhje, Bexhet Pacolli, lider i Aleancës për Kosovë të Re (AKR) bëri thirrje për formim të Qeverisë së unitetit kombëtar, për dalje nga kriza politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button