Vasili për të dhënat e INSTAT: Boll u tallët me qytetarët! Ekonomia, në krizë

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar edhe st përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’. Ai ka folur për të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Vasili theksoi se, shifrat e INSTAT tregojnë se ekonomia është në krizë. Vasili shprehet se Rama bën dëgjesa përditë, por nuk thotë asgjë për ekonominë sepse ekonomia e tij është në rregull.

“Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari”, – pohon Vasili.

MESAZHI I VASILIT:

“Instat tregon se pagat janë ulur me 2.1% dhe çmimet e mallrave të konsumit me 1.3%.
Këto janë shifra që tregojnë qartë një ekonomi në krizë, pa prioritete, që ecën përpara me ç’të bjerë dita dhe pa asnjë strategji zhvillimi afatgjatë, pra pa asnjë vizion.

Shkollëpakti, kryeministri ynë, na njofton përditë për dëgjesat e dëgjimeve të vetes, po s’thotë asgjë për ekonominë dhe ka të drejtë, pasi ekonominë e tij e ka në rregull….
Duhet Pakt Kombëtar për Ekonominë.

Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari.

Ekonomia e Shqipërisë dhe zhvillimi i saj shumëvjeçar nuk mund të jenë pronë e një maxhorance, e cila mund të jete e paditur si kjo jona apo e lajthitur dhe e kapur, që nuk kupton, se është për të vajtuar kur thotë se ekonomia po rritet, kur ajo nuk prodhon asnjë gram mirëqenie për qytetarët.
Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët.
Është tallje rrënuese kjo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button