Shtëpia e ish-eprorit të UÇK-së dhe ish-anëtarit të SHIK-ut, Naim Miftari, cak i një mjeti shpërthyes

Shtëpia e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-anëtarit të SHIK-ut Naim Miftari, sot ishte cak i një mjeti shpërthyes.

Në shtëpinë e tij në rrugën kryesore Prishtinë-Podujevë, rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë bombë dore metalike.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se mjeti i gjendur nuk ka shpërthyer.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50 në rrugën “Vëllezërit Fazliu”. Policia është marrë me rastin, vetëm e ka konfiskuar. Mjeti nuk ka shpërthyer, ka qenë thjeshtë i vendosur. Por aty kanë qenë ekipet e nevojshme për deminim dhe rasti po hetohet”, tha Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Naim Miftari në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Ai ka thënë se falë Policisë së Kosovës, njësisë për deminim, mjeti nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka dëme.

Miftari konsoderohet se është njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit, Hashim Thaçi, të cilin në shumë postime në facebook, Miftari e akuzon për krime të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button