Protestë në Poroj, e mbyllën rrugën për Kosovë

Poroji dhe Xhepçishti sot u ngritën në këmbë dhe për 3o minuta resht bllokuan rrugën rajonale Tetovë Jazhincë. Banorët përmes protestës shprehen revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror për moszgjidhjen e problemit me Lumin e Porojit i cili pas çdo reshje shiu rrezikon jetën dhe pronën e banorëve të këtyre dy fshatrave, njofton Alsat M.

Ata porositën përfaqësuesit e tyre politik që të mos shfaqen para kamerave sa për fotografi por ti përveshin mangët dhe të punojnë për zgjidhje afatgjate të këtij problemi të kamotshëm.

Kreu i Bashkësisë lokale të fshatit Poroj, Sulejman Ramadani shprehet se protesta do të vazhdoj deri në zgjidhjn e plotë të kësaj çështje. Rruga rajonale Tetovë Jazhincë do të bllokohet edhe ditëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button