Flasin nga LDK-ja, tregojnë se a do ta mbështesin ose jo propozimin e Albin Kurtit!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se Kryesia e LDK-së të hënën do ta shqyrtojë propozimin e Albin Kurtit nga Vetëvendosje.

Haziri tha se LDK-ja në bazë të Kushtetutës dhe rezultateve të 11 qershorit do te tentojë që ta kalojë krizën në të cilën ka hy vendi.

 “Kryesia e LDK të hënën mund të shqyrtoj çdo propozim që dërgon në krijimin e institucioneve të vendit sipas Kushtetutës së Republikës dhe në bazë të rezultateve të 11 qershorit…kriza në të cilën ka hy Kosova në pamundësi me implementu rezultatet e zgjedhjeve të fundit…”, tha Haziri, përcjell Gazeta Blic.

Ndërsa sot i nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë që nëse koalicioni PAN nuk propozon kandidatin e tyre në seancën e 24 gushtit, atëherë ai ka ftuar deputetë e VV-së dhe LAA-së ta propozojnë një kandidat të tyre për kryetar të Kuvendit në seancën e 24 gushtit.

Në anën tjetër, kujtojmë se Seanca e radhës konstituive e Kuvendit do të mbahet më 24 gusht.

E deri më tani janë mbajtur 5 seanca konstituive të Kuvendit, por që nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit, pasi PAN nuk ka propozuar kandidatin e tyre për kryeparlamnetar.

Në Seancën e cila pritët të mbahet PAN ka thënë se do të marrë pjesë dhe se do të japin emrin për kandidatin e tyre për Kryetar Kuvendit, i cili do të jetë Kadri Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button