Dragonjtë e fuqishëm shqiptarë

Të lutemi o Zoti ynë i Madhërishëm, na ruaj e na shpëto nga “dragonjtë e fuqishëm shqiptarë”! Çështë kjo gjëmë, çështë kjo marrëzi e ky turp i madh nga se e keqja më e madhe vjen nga këta “dragonjtë e fuqishëm mendjemëdhenj”.  Na tregoni cili prej këtyre “politikanëve dragonj” është në gjendja ta shpëtonte këtë popull të ngratë mijëvjeçarë, cili?, Edi Ramë-adidaska, Sali Berishë-demokrat lepe-peqi, Hashim Thaç-gjarpëri, Kadri Vesel-alltia, Hajredin Pashë-peshkaqeni, Ali Ahmet-Bustskenderbegu, Zijadin Selë-dajaku, cili, ama cili,  ore shqiptarë të Ilirëve mund të na shpëtonte?, askush.

A prej këtyre, hë, presim shpëtim, prej këtyre? Jo, njëqindëherë jo, s’ka hair prej këtyre shpirtzbrazurve. Cili prej këtyre e ka urtësinë popullore, nurin shpirtëror, intelegjencën mendore dhe zgjuarësinë politike?, askush. Sa të këqi janë politikishtë, e mbajnë veten si dragonj të trojeve tona, a në anën tjetër e luajnë rolin e bajlozova të zi. Të gjithë e  përmendin Europën, europianë s’janë; po ama, komunistë, leninistë, ateistë, e kurrë atdhetarë, patriotë e dashurorë. Vëreni hipokrizitë e tyre, mashtrimet e tyre, fjalët e tyre të përditëshme jo shqiptare, thonë: “Shtetet Perëndimore, BE, NATO, SHBA”, sa më shumë që i përmendin , aq më shumë po zbrazen trojet tona duke emigruar në shtetet europiane-perëndimore e Amerikë. Pse, “dragojtë e fuqishëm politikë shqiptarë” s’e thonë të kundërtën, që europa të vi te ne për të na ndihmuar, e jo ne të shkojmë në europë për t’u asimiluar. Kur kemi jetuar ne këtu, europianët askund s’kanë qenë. Dashuria e madhe, miq të dashur, ndaj europës është sakrificë e shkrirjes dhe zhdukjes sonë gjuhësore e kombëtare.

Sa është tragjike shpërngulja e shqiptarëve të dhunëshme në Turqi, ende më tragjike është largimi i vullnetshëm e i dëshiruar i shqiptarëve në shtetet europiane.

P.S.

Në Turqi me dhunë, në Europë me dëshirë, kurse në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni zbrazje, përkujtime deri në asimilim.

P.S.1.

Në Shqipëri “Dragojtë shqiptarë” rrënjët i kanë nga Enver Hoxha leniniste, mos na lavdërohen shumë me atë demokracinë e tyre, ata kurrë nuk bëhen demokratë sepse për shkak interesave e lakmive shtetërore enveriane vullnetarisht e përkrahnin diktaturën komuniste, prandaj sot e kësaj dite janë komunistë, ateistë, të pabesë, dinakë, më intelegjentë, mirëpo intelegjencën nuk e përdorin për të mirë, por për të keq, ashtu i ka mësuar xhaxhi Enver.

P.S.2.

Në ish-Jugosllavi, “Dragojtë shqiptarë”, rrënjët i kanë nga dhuna serbe-maqedone-malaziase, dallimi, shqiptarët që jetonin në ish-jugosllavi, për shkak frikës, mbrojtjes së vetvetes e identitetit, po dhe naivitetit të tyre, shumica u bënë titistë komunistë e spiuna të UDB-s,  prandaj “Dragojtë shqiptarë” të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës e Bujanovcit janë të pacipë, e kanë qejf dhunën, luftën e pushkën. Sot e kësaj dite janë naiv, spiuna, gjysmë intelegjentë, të ashpër, kriminel e të korruptuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button