Shkupi – Shkëndija luhet të hënën

Java e dytë e kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë, do të luhet të dielën, por shkaku i pjesëmarrjes në fazën e “Play-Off”it, të KF Shkëndija, ndeshja kundër FC Shkupi do të luhet një ditë më vonë.

Edhe përkundër faktit që FC Shkupi doli në mbështetje të KF Shkëndija që kishte bërë kërkesë ndeshja e javës së dytë të shtyhet për datë 13 shtator, Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), shkaku i programit të ngjeshur me ndeshjet e Kupës së Maqedonisë dhe afatit të shkurtër të përfundimit të sezonit 2017/18 për shkak të KB “Rusi 2018”, nuk ka lejuar që ndeshja të luhet në këtë datë.

Me këtë rast KF Shkëndija ka kërkuar që ndeshja të luhet të hënën, që edhe kësaj radhe FC Shkupi i ka dhënë dritë jeshile kërkesës së tyre.

Ndeshja FC Shkupi – KF Shkëndija e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të Maqedonisë, luhet të hënën (21.08.2017), në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 17:00. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button