Xhaferi i caktoi termin Zaevit: Një herë në javë, nga një orë pyetje prej deputetëve

Në letrën që ditë më parë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ia dërgoi kryetarit të Kuvendit prej të cilit, me qëllim të realizimit të planit “3-6-9”, kërkoi termine për pyetje të deputetëve, Talat Xhaferi iu përgjigj sot duke i caktuar termin njëherë në javë, në kohëzgjatje prej një ore, njofton Portalb.mk.

“Kuvendi në Rregulloren e ka rregulluar çështjen e pyetjeve të deputetëve, ndërsa ideja, përkatësisht gatishmëria e Qeverisë për transparencë dhe mbikëqyrje të plotë do të mundësojë parashtrim të pyetjeve të deputetëve në fillim të seancës së posakonvokuar në kohëzgjatje prej një orësh, Ju bind se do të realizohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.  Partitë parlamentare, në koordinim do ta miratojnë konkluzionin i cili do të përgatitet nga grupi punues i udhëheqës nga ana ime, përvojat nga zbatimi i konkluzionit do të inkorporohen në Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Xhaferit.

Krahas kësaj, në letër-përgjigjen e Talat Xhaferit kërkohet pjesëmarrje aktive edhe të përfaqësuesve të Qeverisë.

“Jam i bindur se në gjetjen e zgjidhjeve për pyetjet e deputetëve do të marrin pjesë aktive edhe përfaqësues të Qeverisë”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Në kumtesë sqarohet se kjo bëhet me qëllim ngaqë “pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv janë të lidhura ngushtë në realizimin e nevojave të qytetarëve dhe subjekteve juridike, ndërtimin e hapave reformuese, respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave, sundimin e të drejtës dhe shteti i së drejtës do t’i realizojë plotësisht perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”.

Duke iu përgjigjur kërkesës për termin, kryeparlamentari Talat Xhaferi i uroi njëqindditëshin e Qeverisë së Maqedonisë kryeministrit dhe qytetarëve me çka shprehu gatishmërinë që edhe më tej të kontribuojë për formim të shtetit të së drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button