Tajvan, mësymje me shpatë samurai në pallatin presidencial

Në një sulm të rrallë të këtij lloji për ishullin, një person ka mësyrë pallatin presidencial në Tajvan, duke përdorur një shpatë samurai të vjedhur nga një muze, transmeton Top Channel.

51-vjeçari mbante një flamur kinez në çantën e shpinës, e i tha policisë pas arrestimit se kishte zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur pikëpamjet e tij politike.

Agresori plagosi një roje sigurie, që u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendjen shëndetësore tashmë e ka të stabilizuar.

Tajvani vetëqeveriset, por Pekini vazhdon ta konsiderojë një provincë renegate, e cila një ditë nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse t’i bashkohet pjesës tjetër të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button