Propozimi për prokurorin e ri publik të martën në seancë qeveritare

Debati për propozim të prokurorit publik do të vihet më 22 gusht, e martë, në seancë qeveritare që i njëjti të miratohet nga Qeveria e Maqedonisë dhe më pas t’i propozohet Kuvendit të Maqedonisë. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur Boshnjakovski, pasi propozimi t’i parashtrohet Kuvendit të Maqedonisë, ky i fundit hap konkurs për aplikim të kandidatëve. Për të gjithë kandidatët Këshilli i Prokurorëve do të jep mendim veçmas të cilat më pas i shqyrton Qeveria e Maqedonisë dhe propozon vetëm njërin prej tyre në Kuvend. Zgjedhja në Kuvend bëhet me 61 vota “për”.

“Prokurori Publik i ri do të jetë person profesionist dhe me përvojë në fushën e jurispodencës, i pavarur dhe që do të punojë për të mirën e qytetarëve. Më 22 gusht qeveria e Maqedonisë do ta shqyrtoj propozimin për prokurorin e ri publik dhe do të vendos për të. Pasi të merr vendim qeveria të njëjtin e propozon në Kuvend. Pasi t’i propozohet Kuvendit e njëjta shpall konkurs. Konkursi do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Pasi të hapet konkursi, kandidatët do të shqyrtohen nga Këshilli i Prokurorëve i cili edhe do të japë mendim për ata. Mendimi i Këshillit të Prokurorëve i prezantohet Qeverisë së Maqedonisë e cila do të vendos për njërin nga kandidatët e paraqitur. Kandidati i përzgjedhur nga Qeveria i propozohet Kuvendit i cili edhe duhet ta votojë. Përzgjedhja e prokurorit të ri publik bëhet me 61 vota “për””, sqaroi Boshnjakovski.

Meqë me 15 tetor në Maqedoni mbahen zgjedhjet lokale, Boshnjakovski sërish vlerësoi se hapat për zgjedhjen e prokurorit të ri publik do të rjedhin kështu ngaqë ashtu parasheh ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button