Celulë terroriste tetë anëtarëshe është involvuar në sulmet në Katalonjë

Autoritetet spanjolle supozojnë se celula tetëanëtarëshe terroriste është autori i mundshëm i sulmeve të djeshme në Katalonjë dhe se grupi ka planifikuar që të përdorë shishe me propan butan, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar burimeve nga hetimi.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Katalonisë, Zhoakim Forn, për radion lokale deklaroi se sulmuesit në sulmet e djeshme mund edhe të kishin planifikuar përdorimin e shisheve me gaz.

“Prioritet për autoritet tani është që t’i identifikojë njerëzit, të përzjerë në sulm dhe të përcaktojë se si janë sjelljet midis tyre”, sqaroi Forn.

Një minibus dje shkeli njerëz në rrugën frekuentuese për këmbësorinë “La Rambllas” në Barcelonë. Në sulm humbën jetën 13 persona dhe rreth 100 persona janë lënduar. Forcat e sigurisë kërkojnë shoferin e minibusit.

Në sulmin tjetër në qytetin turistik Kambrills policia likuidoi pesë sulmues, që, gjithashtu  sulmuan me automjet.

Radioja spanjolle “Kadens ser” njoftoi se autoritetet po kërkojnë edhe minibusin e tretë, që mund të jetë i lidhur me sulmet terroriste, transmeton TASS.

Të dhënat e Qeverisë së Katalonjës tregojnë se para sulmeve të djeshme në Barcelonë dhe rajon nga fillimi i vitit janë arrestuar 11 terroristë të supozuar. Kjo  është më shumë se kudo në Spanjë, theksuan mediat britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button