Shekerinska: Ushtarët të cilët i kanë shuar zjarret do të shpërblehen

Të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët kanë marrë pjesë dhe ndihmuan në shuarjen e zjarreve do të shpërblehen me para, paralajmëroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të formimit të ARM-së.

Kur zjarret u zgjeruan këtë verë nëpër shumë pjesë të shtetit tonë, potencoi Shekerinska, Armata sërish e para doli në ndihmë. “Me helikopterë të cilët ishin shpëtim për shumë fshatra dhe për shumë familje, të cilët dy javë nuk dinin të pushonin, në aksione të rrezikshme dhe të lodhshme, me 60 përfaqësues shtesë dhe pjesëtarë të forcave tokësore të cilët çdo ditë luftuan me zjarret, duke lënë gjendjen e mirë të qytetarëve të tyre para të vetes. Ky përkushtim i patundur dhe kjo sakrificë meriton të vlerësohet nga të gjithë ne dhe nga shteti”, theksoi Shekerinska në tubimin solemn të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.

“Guximi e di që nuk paguhet me para, por edhe kujdesi nuk guxon të lihet vetëm në fjalë. Guximi dhe përpjekja heroike e ushtarëve tanë nuk guxojnë të kalojnë pa mirënjohje”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button