Javën e ardhshme do të emërohet ushtrues detyre i funksionit – prokuror publik

Këshilli i Prokurorëve javën e ardhshme do të caktojë seancë në të cilën do të zgjedhet ushtruesi i detyrës – prokuror publik i Republikës së Maqedonisë, pasi që dje Kuvendi e shkarkoi Marko Zvërlevskin, njofton Portalb.mk.

Ashtu si[ konfirmoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, fillimisht do të presin që shkarkimi i Zvërlevskit të shpallet në Gazetën Zyrtare, ndërkaq më pas do të caktojnë seancë.

Deri në emërimin e prokurorit të ri, pozitën ushtrues detyre – prokuror shtetëror, pritet që ta kryej prokurori Xhelal Bajrami, i cili sipas orarit vjetor është vendosur zëvendës i Zvërlevskit.

Anevski deklaroi se fillimisht duhet që të mbarojnë zgjedhjet lokale, ndërkaq më pas do të fillojë procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri. Shpalljen e nxjerr Qeveria, ndërkaq Kuvendi e zgjedh prokurorin me propozim të Qeverisë.

LEXO: Shkoi në histori “marioneta e mafies” Marko Zvërlevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button