Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, njofton Portalb.mk.

Ndërrimi i parë do të jetë prej ora 07:00 deri në ora 14:30, kurse ndërrimi i dytë do të fillojë prej ora 14:00 deri në ora 21:30. Fëmijët parashkollor do të mund të qëndrojnë në çerdhe secilën të shtunë të parë të muajit në periudhë kohore 08:00-16:00 ora.

“Qëllimi i ndërrimit të dytë është që fëmijët dhe prindërit të kenë mundësi kujdesi në qendrat shtetërore. Në vijim është edhe procedura për hapje të vendeve të reja të punës që të plotësohet nevoja për punën në dy ndërrime”, njoftoi ministrja Carovska.

Ajo shtoi se po përgatiten për investime të reja në çerdhe, veçanërisht në vendbanimet rurale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button