Tramp me tuit të ri e shkundi botën

 Presidenti amerikan Donald Tramp e dënoi sulmin terrorist që Shteti Islamik mbrëmë e kreu në Barcelonë.

“Jini të fortë, ju duam”, iu porositi qytetarëve të qytetit spanjoll.

Tramp pasi publikoi një tuit në të cilin është theksuar “Mësoni se çfarë i bënte gjenerali amerikan Pershing terroristëve kur do t’i kapte. Tridhjetë e pesë vjet më pas nuk kishte islam radikal”, theksoi presidenti amerikan.

Gjenerali i cili u bë i njohur duke i udhëhequr trupat amerikanë në Evropë gjatë Luftës së Parë Botërore, gjoja në fillim të shekullit të 20-të në Filipinet ka kapur 50 terroristë të cilët kanë bërë dëm të madh dhe kanë vrarë shumë njerëz. Sipas legjendës ai i ka varrosur me derra, ndërsa pushkët e ushtarëve të tyre i ka mbushur me plumba të mbushura me gjak derrash. Nuk ekzistojnë dëshmi historike se kjo ka ndodhur me të vërtetë.

Tramp këtë tregim e ka shfrytëzuar në fushatat parazgjedhore si shembull si duhet të veprohet me “terroristët radikalë”.

Në rastin konkret, Trampi nuk i përmend myslimanët, por tha: “Tërë puna është tek derrat, e dini tregimin, e dini se nuk duam mish derri. Islami, ndalon konsumimin e mishit të derrit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button