Ja pse u ndal Shpend Ahmeti nga Policia e Italisë

Mediat kosovare kanë raportuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është arrestuar në orët e mbrëmjes të enjten në Milano të Italisë, ku ndodhej për ta shikuar ndeshjen në mes të Milanit dhe klubit futbollistik nga Tetova, Shkëndija, të vlefshme për garat e Europa Ligës.

Por, Ahmeti ka demantuar lajmin se është arrestuar dhe ka shpjeguar në llogarinë e tij në Facebook se çfarë realisht ka ndodhur, njofton Klan Kosova.

“Miq të dashur, nuk jam arrestuar. Skam pas për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse lehtë me verifiku me Google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit edhe më tutje na maltretojnë”, shkruan Ahmeti.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar e janë merakosur për të dhe ka pasur edhe një koment për ndeshjen, të cilën Shkëndija e humbi 6-0.

“Dikush më tha më mirë që je vonu për lojë, por pa marr parasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button