Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit. UV indeksi do të jetë 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore, posaçërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në 18, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe më të ngrohtë. Temperatura e ditës do të jetë në rritje graduale. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button